Ylli kosovar, Albion Rrahmani, ka debutuar me gol për skuadrën e re Spartën e Pragës.
Për Rrahmanin kjo ishte paraqitja e parë që nga transferimi nga Rapidi i Bukureshtit, ku u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës shënoi golin për 2:0 në minutën e 83-të dhe tani skuadra e tij është me një këmbë në Ligë të Kampionëve.