Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është i ftuar sonte në emisionin “Pressing” në T7.
Ndër të tjera, Rama foli edhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke e fajësuar Qeverinë për neglizhencë në përmbushjen e obligimeve të saj.
“Ne i kemi kryer obligimet tona, Qeverisë i mbetet t’i kryejë obligimet e saj. Nuk jemi duke bërë lojëra këtu. Duket që ministrit i duken hajgare këto letra”, tha Rama.






