Aktorja 53-vjeçare bëhet nënë për herë të tretë

- Advertisement -

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, rockstari Benji Madden, janë bërë prindër për herë të tretë.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Instagram nga kitaristi i grupit “Good Charlotte”.

“Cameron dhe unë jemi të lumtur, të emocionuar dhe ndihemi shumë të bekuar të njoftojmë lindjen e djalit tonë, Nautas Madden,” shkroi Benji.

Edhe pse nuk ndau një foto të të porsalindurit, ai postoi imazhin e një anijeje që shpjegonte kuptimin e emrit Nautas.

 

Të ngjashme

Të fundit