Një aksion i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar aktualisht në veri të vendit.
Aty është kapur një arsenal i armëve. Kjo u konfirmua nga zv.drejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Ai deklaroi se ende nuk mund të flasë për sasinë e armëve që janë gjetur në aksion të Policisë, deri në verifikim të tërësishëm të tyre.
“Po është e vërtetë. Kemi aksion në disa pjesë. Ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë, për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”,tha Elshani