Në Kuvendin e Kosovës ka nisur tashmë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që po drejtohet nga Albulena Haxhiu.
Në mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e partive më të mëdha PDK, LDK, AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Nga partitë minoritare, po merr pjesë Emilija Rexhepi.
Në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë






