E ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë Anu Prattipati, është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (SPRK), Blerim Isufaj.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe SPRK-së, me fokus në luftimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
“Në fokus të diskutimeve kanë qenë bashkëpunimi në luften kundër terrorizmit, kontrabandave të e drogës dhe migrantëve, krimet kibernetike, si dhe organizatat kriminale transnacionale”, thuhet në njoftim





