22.7 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Lladrovci: Drenas, gëzuar 25 vjetori i Ditës së Çlirimit!

- Advertisement -

Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka uruar qytetarët e komunës së Drenasit, me rastin e 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit, raporton Scanner.

Harta e dhimbjes dhe krenarisë, është e shtrirë gjithandej komunës, me grupe të ndara të anëtarëve të pushtetit lokal, jemi përkulur para jetës dhe veprës heroike të legjendarëve tanë pranë memorialeve, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Për 25 vjetorin e çlirimit të Komunës së Drenasit, me asamblistë dhe drejtorë të drejtorive, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur kurora me lule pranë vendeve ku pushojnë dëshmorët dhe martirët e kombit.

Harta e dhimbjes dhe krenarisë, është e shtrirë gjithandej komunës, me grupe të ndara të anëtarëve të pushtetit lokal, jemi përkulur para jetës dhe veprës heroike të legjendarëve tanë pranë memorialeve në Gllanasellë, Likoshan, Çikatovë e Vjetër, Baicë, Abri, Tërdec, Gllobar, Terstenik, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Shtrubullovë, Poklek i Vjetër dhe në Nekoc.

Pas homazheve, me Seancë solemne, kemi përkujtuar e nderuar Ditën e Çlirimit të Drenasit.

Qytetarët e Komunës së Drenasit e kryen me nder detyrën e vet për liri gjatë një shekulli, në veçanti luftën në çlirimtare. Andaj, ne sot jemi të përkushtuar që atë atdhetarizëm ta përkthejmë në punë në shërbim të qytetarit, mirëqenies së tij dhe jetës sa më të mirë në liri.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Drenas, gëzuar 25 vjetori i Ditës së Çlirimit!

https://www.facebook.com/share/p/uNkoCNhFfvYuStWe/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit