Aksion i policisë në rajonin e Prishtinës: 65 urdhëresa të realizuara, 14 armë të sekuestruara

- Advertisement -

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë kanë realizuar gjithsej 65 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 47 për vepra penale, ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me kundërvajtje, seanca dhe verifikime.

Personat e dënuar me burgim, pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara.

Gjatë së njëjtës periudhë, policia ka sekuestruar edhe 14 armë zjarri.

Po ashtu, janë shqiptuar 4,855 masa administrative me gjobë për kundërvajtje të ndryshme dhe shkelje të kodit rrugor. Prej tyre, 466 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.

Policia ka bërë të ditur se aktivitetet në funksion të sigurisë do të vazhdojnë edhe më tej

Të ngjashme

Të fundit