Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti me targa të Kosovës përplaset me një kamion, 4 të plagosur

- Advertisement -

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një kamion, ndërsa përplasja ka qenë e fortë. Si pasojë, katër persona, të gjithë shtetas nga Kosova, që udhëtonin në automjet, kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për shkak të ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, qarkullimi në këtë segment të Rrugës së Kombit është shoqëruar për disa minuta me vështirësi.

Të ngjashme

Të fundit