14 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar

- Advertisement -

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë-Duhël, saktësisht në kilometrin 41.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, një Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe një kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes.

Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

“Ju konfirmoj se sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, në kilometrin 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve: 1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje per te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit.”

“Policia e Kosovës rikujton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada dhe rrugë me frekuentim të lartë. Çdo veprim i pakujdesshëm mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e të gjithëve.” – ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit