7.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Aksident me autobus në Rusi, humbin jetën 5 persona, plagosen 21 të tjerë

- Advertisement -

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Moskës në Rusi, një autobus është përplasur me një shtyllë duke lënë të vdekur 5 persona dhe mbi 20 të tjerë të plagosur.

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus në jug të kryeqyteti rus, Moskë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të së dielës, rreth orës 05:45 me orën lokale në rajonin Rrjazan.

Agjencia Federale ruse e Inspektimit të Trafikut Rrugor tha se dy nga 21 të lënduarit ishin të mitur, duke shtuar se disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

Agjencia ruse dyshon se autobusi mund të jetë përplasur me një shtyllë të një ure hekurudhore.

Autoritetet vendase thanë se në bordin e autobusit ndodheshin gjithsej 49 pasagjerë. 

Policia nga ana tjetër tha se ka hapur një çështje penale për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e shoferit.

Aksidentet me autobusë janë të shpeshta në Rusi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit