7.9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

AKB i bën thirrje qeverisë që të mos lejohet shtrenjtim i energjisë elektrike

- Advertisement -

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 35% është pritur me shqetësim nga përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë, kjo pasi sipas tyre kjo rritje do të ndikojë drejtpërdrejt në shpenzimet dhe qëndrueshmërinë ekonomike.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se një vendim i tillë do ta rendiste Kosovën në nivel me vendeve të Evropës me çmimet të larta të energjisë elektrike.

Për këtë, ai ka bërë thirrje qeverise që të mos lejoj një shtrenjtim të tillë.

“Paralajmërimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 35 për qind është ndoshta një kërkesë që secili qytetar dhe biznes kanë marr me shqetësim të madh, për arsye se me këtë vendim rriten tërë shpenzimet dhe ngarkesat të çdo ekonomie familjarë dhe të çdo biznese dhe kjo do të jetë në pikëpyetje për qëndrueshmëri të bizneseve. Prandaj, Kosova edhe aktualisht e ka energjinë elektrike më të shtrenjtën në regjion, por kjo do të ngrit Kosovën në nivel të shteteve të Evropës me shtrenjtim të energjisë elektrike. Prandaj qeveria do të duhej të shikoj këtë kërkesë seriozisht dhe mos të zbatoj ose mos ta lejoj ZRRE që të vije deri të ngritja e çmimit”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se energjia elektrike ndikon në çdo sektor ekonomik dhe se shtrenjtimi i saj do të reflektohet në të gjitha produktet dhe shërbimet, duke e rënduar më tej situatën financiare të qytetarëve dhe bizneseve.

“Energjia është e lidhur kryesisht mbi 33 për qind, në çdo shërbim dhe produkt që ne kemi. Prandaj kjo do të detyroj që të ngritën gjitha shërbimet, gjitha produktet dhe kjo do të varfëroj edhe më tutje qytetarin e Kosovës dhe Kosova do të mbetet ende në rangun ndër shtet me të varfëri për arsye se pothuajse tërë buxheti i tyre do të jetë i orientuar kah shpenzimet e përditshëm siç është energjia elektrike. Me këtë qytetarët e vendit dhe bizneset do të ballafaqohen me një krizë të thellë”, ka thënë ai.

Përveç shtrenjtimit, Shahini ka ngritur shqetësime edhe për furnizimin e paqëndrueshëm me energji elektrike dhe ndërprerjet e vazhdueshme, të cilat kanë dëmtuar ekonominë ndër vite.

“Kosova është e ballafaquar edhe me shtrenjtim të energjisë elektrike edhe me ndërprerje të saj dhe mos furnizim të rregullt, me avari pas ndërprerjeve të ndryshëm. Kjo do të rëndoj edhe me shumë edhe pse energjia elektrike në të kaluarën sipas hulumtimeve tona ka qenë një nga top pesë problemet më të mëdha që ka pasur Kosova. Kjo do të mund të jetë një nga tri problemet më të mëdha që do ti kenë bizneset dhe ekonomikë familjare. Prandaj kur krejt botën energjia elektrike është stabilizuar dhe është liruar dhe ka energji të mjaftueshëm në Kosovë çuditërisht është duke u kërkuar që të ngritet çmimi”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Operatorët kryesorë të furnizimit me energji elektrike në Kosovë, përfshirë KEDS, KESCO dhe KOSTT, kanë paraqitur një kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që t’ua lejojë rritjen e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2025 me rreth 145 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024.

Nga rreth 400 milionë euro sa kanë qenë të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2024, në vitin 2025 të hyrat maksimale janë kërkuar të jenë rreth 545 milionë euro.

Pra, në total është kërkuar rritja e të hyrave për rreth 35%, një rritje që nëse miratohet atëherë do të përkthehet në shtrenjtim të energjisë elektrike.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit