Ajax shkatërron Midtjyllandin, befasi në Ligën e Konferencës – Egnatia pëson humbje

- Advertisement -

Liga e Konferencës ka dhuruar një mbrëmje të mbushur me gola, befasi dhe rezultate interesante, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës.

Rezultatin më të thellë të mbrëmjes e regjistroi Ajaxi, që shkatërroi Midtjyllandin në Danimarkë me rezultat të thellë 1:6. Skuadra holandeze tregoi forcën e saj, duke realizuar plot gjashtë gola dhe duke marrë një fitore bindëse në transfertë.

Një tjetër fitore të rëndësishme arriti Brighton, që triumfoi 0:1 në udhëtim ndaj Getafes. Golin e vetëm të takimit e realizoi Yalcouye, duke i siguruar skuadrës angleze tri pikë të rëndësishme.

Vëmendje mori edhe humbja e Egnatias, që u mposht 2:0 në udhëtim nga Universitatea Craiova. Skuadra shqiptare nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje evropiane.

Në ndeshjet e tjera, Atalanta u ndal në barazim 1:1 nga Kairat Almaty, ndërsa Braga barazoi pa gola në udhëtim te Aarhusi.

Thun regjistroi fitore 3:1 ndaj Hearts, kurse Freiburg triumfoi 0:1 në udhëtim te Trabzonspori. Monaco mposhti Nordsjaellandin 2:0, ndërsa Copenhagen fitoi 2:1 ndaj Iberias.

Fitore shënuan edhe Lugano, që triumfoi 3:0 ndaj Kauno Žalgiris, Panathinaikos, që mposhti CSKA Sofian 2:1, si dhe Crvena Zvezda, që fitoi 2:1 ndaj Inter Escaldes

Të ngjashme

Të fundit