11.3 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Ahmeti: Kryeministri Kurti s’kishte konsensus në kabinetin qeveritar për Manastirin e Deçanit

- Advertisement -

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, e ka cilësuar si vendim të vështirë por të duhur atë për tokën e Manastirit të Deçanit.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti nuk kishte konsensus as në kabinetin qeveritar dhe as në kryesinë e LVV-së për ta zbatuar vendimin.

“Ka qenë vendim i vështirë, ka qenë i domosdoshëm. Nga diskutimet e gjata në kabinetin qeveritar dhe në kryesinë e VV-së, Kurti nuk ka pasur konsensus as në kabinet, as në kryesi”.

Ahmeti në emisionin “FIVE” tha se rekomandimi kryesor i cili u shndërrua pastaj në kusht, ishte që vendimi për tokën e manastirit të zbatohej.

“Rekomandimi kryesor ishte çështja e zbatimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me Manastirin e Deçanit… KiE ka tri shtylla kryesore, që janë sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe drejtësia. Ata e shohin zbatimin e vendimeve të kushtetueses si çështje të sundimit të ligjit. Dhe një lloj testi për Kosovën, sa do të jetë në gjendje Kosova t’i zbatojë vendimet në të ardhmen të gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut kur ato merren për ndonjë çështje që ndodh në Kosovë”, tha ai.

Ahmeti tha se, përveç çështjes së sundimit të ligjit, çështjen e Manastirit të Deçanit BE-ja e ka parë edhe si çështje të të drejtave të komuniteteve pakicë.

“Nuk i vendosim kushtet vetes, na kanë vendosur ata, arsyet mund t’i gjeni te ata. Duket nga argumentimi i tyre që përveç që sundim të ligjit, ka të bëjë me ngjyrim të të drejtave të komuniteteve pakicë, ky ka qenë një argument i tyre, e dimë që për momentin mbetet vetëm një vendim i Gjykatës Kushtetuese që është në proces të zbatimit, ky ka qenë argumentimi i tyre”, tha ai.

Ahmeti tha se Kosova i ka plotësuar tanimë të gjitha kushtet dhe vetëm pritet që të kalojë në disa procedura që të anëtarësohet zyrtarisht në KiE.

“Po, tash presim që hapi i radhës të jetë në periudhën e fundit të këtij muaji, që të paraqitet raporti i Bakojanit në komitetin për çështje politike dhe demokraci, ky komitet funksionin si komision parlamentar te ne. Pasi të miratohet atje raporti në formën e opinionit të shkojë në asamblenë parlamentare në javën e 15 prillit, me 2 të 3 e votave pritet të votohet suksesshëm. Ky i shkon si opinionin pozitiv ministrave të jashtëm, në javën e 13 majit pritet të votohet me dy të tretat dhe t’i dërgohet ftesa Kosovës të bëhet anëtare”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit