10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

AGK: 38 Sulme ndaj gazetarëve që nga janari, viti 2023 ka thyer rekorde për shkelje të lirisë së mediave

- Advertisement -

Që nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistruar 38 sulme ndaj gazetarëve, duke e bërë vitin 2023 më të dhunshëm në historinë e mediave, me gjithsej 74 incidente të tilla.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve dhe Indeksin e Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor”, drejtoresha ekzekutive e AGK-së e hulumtuesja, Getoarbë Mulliqi ka thënë se një sfidë tjetër ndaj gazetarëve ka qenë edhe ngacmimi i shpeshtë seksual.

“Krahasuar me vitin 2022 ku janë raportuar gjithsej 33 raste, numri i sulmeve ndaj gazetarëve është rritur për 41, duke e bërë vitin 2023 vitin me numrin më të lartë të shkeljeve të lirisë së medias dhe sulmeve në drejtim të gazetarëve. Gazetarët që raportuan nga komunat veriore, janë përballur me kërcënime për jetën, sulme verbale dhe fizike, si dhe me dëmtim të pronave personale dhe profesionale…Për më tepër, emërimi i drejtorit të kanalit të parë të transmetuesit publik në Kosovë u konsiderua gjithashtu politik për shkak të lidhjes së Gërvallës me partinë në pushtet… Një nga sfidat e identifikuara përgjatë vitit 2023 kanë qenë edhe ngacmimet e shpeshta seksuale…. Deri më tani për vitin 2024 kemi 38 sulme në drejtim të gazetarëve”, ka thënë Mulliqi.

Eksperti ligjor Ylli Zekaj theksoi se mungesa e ndarjes së lëndëve sipas profesionit në sistemin gjyqësor po e vështirëson mbrojtjen e gazetarëve. Nga ana tjetër, hetuesja Leonita Morina identifikoi paditë strategjike, ose “slap”, si një pengesë të rëndësishme, me mbi 35 raste të regjistruara në databazën e AGK-së.

Përveç kërcënimeve dhe sulmeve, gazetarët gjithashtu përballen me kontrata të paqëndrueshme dhe paga të ulëta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit