22.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar kryen kontrolle në restorantin e Radoiçiqit në veri

- Advertisement -

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey” që ka qenë pronë e ish-zyrtarit të Listës Serbe të sanksionuar nga SHBA-ja, Milan Radoiçiq.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, për IndeksOnline, ka thënë se agjencia është duke e bërë evidentimin e pasurisë së sekuestruar.

“Po bëhet evidentimi i pasurisë së sekuestruar nga agjencia”, ka thënë Elshani shkurt për IndeksOnline.

Restoranti në pronësi të Milan Radoiçiqit, autorit dhe organizatorit të sulmit të sulmit terrorist të 24 shtatorit, ishte sekuestruar, më 4 prill.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit