28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë dhe Mbrojtjes afër krijimit, vlerësohet se është e nevojshme për FSK-në

- Advertisement -

Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet që t’i shtohet një mekanizëm i ri së shpejti.

Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, ka marrë të martën miratimin në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje.

Anëtari i këtij Komisioni, Enver Dugolli thotë se një i tillë pritet që së shpejti të dërgohet në Kuvend për votim.

“Pra në seancën tjetër të radhës kurdo që të organizohet kjo pikë e rendit të ditës do të vije për miratim final në lexim të dytë… Ne po krijojmë një Agjenci të Inteligjencës së Mbrojtjes e cila ka rol primar sigurimin e informacioneve, inteligjencës dhe kundër-inteligjencës që do t’i shkon për shtati misionit të FSK-së. Ministria e Mbrojtjes është kryesorja ajo që do e udhëheqë dhe monitoron dhe udhëzon politikat e mbrojtjes së sigurisë dhe do të jetë në domenin e Ministrisë së Mbrojtjes”.

Ai shprehet optimist se kjo pikë do të përkrahet edhe nga partitë opozitare, për shkak të natyrës së veçantë të punës së kësaj Agjencie.

“Kemi pasë rreth këtij projektligji disa mendime të ndryshme me opozitën mirëpo me shumicë votash kanë kaluar ato amandamente të cilat i kemi përkrahë dhe i kemi shty tutje… Politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe politikat në përgjithësi i bën Ministria e Mbrojtjes. Pra sponzorizues është Ministria e Mbrojtjes dhe si e tillë Qeveria i sponzorizon ligjet, projektet që kanë synim të çojnë tutje vizionin dhe misionin e Qeverisë për secilin dikaster”, ka deklaruar ai.

E koloneli në pension i FSK-së, Hysen Gecaj po e mirërpret formimin e kësaj Agjencie, e cila thotë se do ta ndihmojë punën e këtij institucioni.

Sipas tij, për shkak të zhvillimeve globale në aspektin e sigurisë, një komponent i tillë është më se i rëndësishëm për ushtrinë e vendit.

“Kështu që kjo komponentë e lun një rol të rëndësishëm  është tejet e rëndësishme nëse flasim për FSK-në për shkak se kjo ndihmon pastaj edhe një operacionalitet më të efektshëm, një planifikim të efektshëm dhe sidomos kur përgatiten urdhërat e përgjithshëm për një veprim të caktuar atëherë kjo ndihmon në përcaktimin ose detajimin e veprimeve”, tha ai.

Aktualisht, çështjet e kësaj natyre trajtohen nga ana e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në kuadër të FSK-së, në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit