Përmes një mesazhi urimi, Ademi përgëzoi futbollistët dhe stafin e skuadrës kampione për suksesin e arritur, duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e tyre në promovimin e futbollit veteran në Kosovë.
“Përgëzime të veçanta për futbollistët dhe stafin e KFV Kosova (P) për këtë arritje, pasi në ndeshjen finale triumfuan ndaj KFV Prizrenit me rezultat 3:1”, ka theksuar Ademi.
Ai ka vlerësuar gjithashtu rëndësinë e Ligës së Veteranëve, duke theksuar se kjo garë vazhdon të dëshmojë se pasioni për futbollin mbetet i pandryshuar pavarësisht moshës.
Sipas presidentit të FFK-së, veteranët e futbollit vazhdojnë të jenë ambasadorë të vlerave sportive dhe shembull frymëzimi për brezat e rinj, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës sportive në vend.
Me këtë triumf, KFV Kosova (P) kurorëzohet kampione e Ligës së Veteranëve të Kosovës, duke mbyllur me sukses një sezon të mbushur me garë dhe sportivitet. ⚽🏆






