Përleshje në Prishtinë: tre të lënduar, dy prej tyre dyshohet se janë plagosur me armë zjarri

- Advertisement -

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, dy nga ta dyshohet nga arma e zjarrit pas një përleshje që ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë.

Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin Enis Pllana.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga arma e zjarritë cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar ai.

Pllana ka thënë se njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

 

Të ngjashme

Të fundit