Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGJ), Afrim Osmanaj, së bashku me nënkryetarët Enver Muzliukaj dhe Mustaf Bellaina.
“Futbolli është një nga urat e fuqishme që na bashkon me bashkatdhetarët tanë kudo në botë. Bashkëpunimi me strukturat sportive të atjeshme është shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e futbollit, por njëherësh edhe për afrimin e mëtejshëm të diasporës me atdheun”, ka shkruar Ademi në rrjete sociale.
Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e garave të futbollit në diasporë, si dhe për organizimin e Kupës së Kosovës për diasporën.
“Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për ta mbajtur lidhjen me atdheun sa më afër, kudo që jetojnë bashkatdhetarët tanë”, ka përfunduar Ademi.






