16.9 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Adem Grabovci, Rafet Rama dhe Safete Hadergjonaj nderojnë Luanin e UÇK-së

- Advertisement -

Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, i shoqëruar nga luftëtari i orëve të para të lirisë, Rafet Rama dhe ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj, kanë bërë homazhe të varri i Luan Haradinajt me rastin e 25-vjetorit të rënies së tij.

Grabovci ka thënë se Luani është njëri nga çlirimtarët më të përkushtuar të kombit.

“Sot ka 25-vjetorin e rënies heroike njëri nga çlirimtarët më të përkushtuar të Kosovës, Luan Haradinaj. Në ketë ditë, se bashku me Safete Hadergjonaj e Rafet Ramën, bëmë nderime tek kompleksi memorial në Gllogjan, në nderim të heroizmit të Luanit.  E pastë të përjetshëm kujtimin dhe nderimin e kombit!”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Rafet Rama ka qenë së bashku me Luanin kur ai ka rënë për të mos vdekur kurrë. Rama në betejën me forcat serbe kishte mbetur i plagosur.

Sot ka 25 vjetorin e rënies heroike njëri nga çlirimtarët më të përkushtuar të Kosovës, Luan Haradinaj.Në ketë ditë, se…

Posted by Adem Grabovci on Friday, May 6, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit