5.7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Adele konfirmon datat e reja të koncerteve

- Advertisement -

Adele nuk largohet nga Las Vegas. Gjatë shfaqjes së saj të fundit “Weekends With Adele” në Colosseum në Caesars Palace këngëtarja britanike zbuloi se do të kthehet në Sin City për të tjera koncerte këtë verë dhe gjatë vjeshtës.

Këngëtarja 34-vjeçare u shpreh se ndihej xheloze ndaj fansave që do të merrnin pjesë në turneun e Taylor Swift . “Të luash me 4000 njerëz për 34 netë nuk është e mjaftueshme, dhe e di këtë, kështu që do të kthehem,” i tha Adele audiencës.

Koncertet do të nisin në 16 Qershor dhe do të mbyllen në 4 Nëntor në Caesars Palace, Las Vegas. Këngëtarja theksoi gjithashtu se shfaqjet e saj të ardhshme do të dokumentohen në një film. Ylli mahniti me një fustan të zi prej kadifeje teksa performoi për fansat e saj në “Weekends With Adele”.

Sipas mediave, Adele i është ofruar mbi një milion dollarë në natë për të vazhduar performancën në Vegas, që është dyfishi i asaj që ajo fiton aktualisht.

Koncerti i fundit i Adelës në Las Vegas u shty për gati një vit dhe i anuloi koncertet në minutën e fundit në Janar 2022. Mediat raportojnë se qëndrimi i e Adelës ka të ngjarë të zgjasë deri në Nëntor 2023, e cila do të përkojë edhe ndarjen e Çmimit të Madh të Formula 1 në Las Vegas po atë muaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit