8.5 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Abdixhiku shpall nisjen e “epokës së re”, fton qytetarët për bashkim në zgjedhjet e 28 dhjetorit

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e ka duke e quajtur këtë moment “faqe të re për vendin”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës dhe atyre në mërgatë që më 28 dhjetor të bashkohen në një “mision qytetar” për ndryshim.

Abdixhiku tha se pas një viti të rëndë për vendin, zgjedhjet e fundvitit janë një mundësi që shpresa të ketë “adresë” dhe që vendi të marrë drejtim të ri. Sipas tij, Kosova është e gatshme të lërë pas “vitet e humbura, ngecjet, lodhjet e zhgënjimet”, duke hyrë në një fazë të re ndërtimi institucional dhe rikthimi të dinjitetit.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm për të zgjedhur një qeveri të re, por për të përcaktuar kush jemi si popull dhe çfarë duam të jemi si vend,” tha ai në thirrjen e tij.

Kreu i LDK-së theksoi se partia e tij hyn në këtë garë me program serioz, ekip të përgatitur dhe “besim të palëkundur” në qytetarët e Kosovës, ndërsa kërkoi bashkim të të gjithë atyre që besojnë se qeverisja duhet të ndërtojë e jo të ndajë, si dhe tek orientimi euroatlantik i vendit.

“Më 28 dhjetor nuk nis vetëm një garë. Nisë një epokë e re për Kosovën. Dhe këtë herë, epoka shkruhet prej nesh,” u shpreh Abdixhiku, duke i ftuar qytetarët të “sjellin dritë Republikës”.

Ai mbylli fjalën me një thirrje mobilizuese: “Ju ftoj të më bashkoheni në këtë mision fisnik.”

Të ngjashme

Të fundit