Abdixhiku për vrasjen e Arlindës: Përgjegjësia duhet të nisë nga zinxhiri komandues deri te niveli politik

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar përgjegjësi institucionale, morale dhe politike pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Abdixhiku ka thënë se çdo ditë që kalon pas kësaj ngjarjeje e nxjerr në pah dështimin institucional, duke theksuar se përgjegjësia duhet të shtrihet nga zinxhiri komandues deri te niveli politik.

“Mendoj që vrasja e Arlindës dhe secila ditë që kalon tutje na shpërfaq dështimin institucional. Padyshim që përgjegjësia të nisë nga zinxhiri komandues deri tek ajo politike. Është e padiskutueshme nevoja për përgjegjësi morale në këtë vend. Jo vetëm për rastin e Arlindës, por për gjithë dhunën sistematike të ushtruar ndaj gruas në Kosovë. S’mjaftojnë vetëm deklarimet sa herë na ndodhin tragjedi. Na duhet përgjegjësi morale dhe politike në këtë drejtim, është minimalja”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit