Abdixhiku: Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në kafe e Facebook, por në punë e teren

- Advertisement -

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka thënë se ministrat e kësaj partie nuk do të rrinë në kafe e Facebook, por do të jenë në teren e në punë.

Ai kështu është shprehur pas një takimi elektoral që kjo parti ka mbajtur në Suharekë.

Abdixhiku është zotuar për projekte që e transformojnë Kosovën, që siç ka thënë prej 5 vjetësh vetëm janë premtuar.

“U zotuam për projektet që e transformojnë Kosovën. Për projektet që prej pesë vitesh vetëm janë premtuar e nuk janë kryer kurrë. Do t’i përfundojmë! Në kohë rekord. Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në Facebook e në kafe. Do të jenë nga mëngjesi deri në mbrëmje në terren, në punë, sepse nuk kemi më kohë për të humbur”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit