28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Abdixhiku kërkon që Kosova të shkoj në zgjedhje përmes dorëheqjes së Albin Kurtit

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se popullit të Kosovës i kanë mjaftuar tri vite për ta kuptuar paaftësinë fondamentale të Vetëvendosjes, për moszgjidhjen e problemeve nacionale.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Abdixhiku ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.

Alternativë tjetër, sipas Abdixhikut do të jetë e papranueshme për LDK-në.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo e ardhme sot duket e zymtë, e pa perspektivë. Tash e tri vite për popullin është e mjaftueshme për të parë paaftësinë e këtij pushteti. Kjo Qeveri nuk ka lënë asnjë shenjë në asnjë fushë. Është moment reflektimi. Ky moment thërret për përgjegjësi, duhet dorëheqje. LDK refuzon farsën e darkave, LDK është e gatshëm dhe kërkojmë dorëheqje të qeverisë. Fillimisht dorëheqja e pastaj shpërbërje…

Tani rrugëtimi euroatlantik zhvillimi ekonomik nuk kanë gjasë siç u pa tash e tri vite e gjysmë me këtë pushtet populist e majtist. Për popullin e Kosovës janë të mjaftueshme tri vite për të kuptuar jo vetëm mënyrën e bërjes politik por edhe paaftësinë fondamentale për moszgjidhjen e problemeve sidomos atyre nacionalë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e tij, se po rrënojnë shtyllat indentitare të vendit.

“E ardhmja sot duket e zymtë, e trishtë, ajo thërret për angazhimin tonë momental, si garantues të vetëm të shtetësisë së dedikuar për vendin tonë të përbashkët. Sot teksa qëndrojmë në një udhëkryq kritik të vendit të gjitha shtyllat identitare të vendit janë vënë në peshoren e fatit të popullistëve. Ato po gërmohen, rrënohen dhe tjetërsohen si synim ideologjik i mosbesueseve të pavarësisë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit