Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me 18 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është diskutuar për përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët politik.
“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara. Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje”, ka shkruar Abdixhiku.
Takimi vjen në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillohen procedurat për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.






