16.8 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Abazi thotë se dialogu me Serbinë nuk do të përfundojë shpejt

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, vlerësoi se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të përfundojë shumë shpejt.

Madje sipas tij, Serbia do mundohet në çdo formë, ta vështirësojë jetën e qytetarëve në Kosovë.

“Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të përfundojë shumë shpejt fatkeqësisht. Jam i bindur që strategjitë janë të llojllojshme të cilat Serbia është duke i përdorur. Por, ajo kryesorja është pikërisht që qytetarëve të Kosovës t’u bëhet sa më e vështirë jeta këtu, që Kosova të mos ketë kapacitete intelektuale e njerëzore për të arritur në pikën ku shteti është ndërtuar dhe tani duhet të funksionojë”, deklaroi Abazi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

I pyetur se a ka ndryshuar kryeministri Albin Kurti, në raport me zhvillimet e fundit, Abazi tha se tani është e pamundur që për dy vitet e fundit të kultivohet ideja e dialogut me formatin që ka qenë.

“Qysh në fillim është dashur të caktohen kriteret dhe koordinatat e dialogut të ri, sepse ndodhën ndryshime në Kosovë, ndryshime të cilat erdhën edhe si rezultat i gabimeve të qeverive të kaluara dialog”, theksoi Abazi .

Njëherit, Abazi vlerësoi se Qeveria Kurti vazhdon të jetë në mjegull, pasi sipas tij, ajo nuk ka një vizion të qartë edhe në zhvillimin e kapaciteteve për energji. /teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit