Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës gjatë Qeverisë Kurti I, Haki Abazi, ka shkruar lidhur me zhvillimet e fundit politike që po ndodhin sa i përket bashkëpunimit të Abdixhikut me Kurtin dhe mospajtimet në LDK për presidentin.
Abazi ka thënë se për Abdixhikun është vetëm një rrugë racionale, e që sipas tij është tërheqja nga marrëveshja me LVV-në dhe ndërtimi i një konsensusi të gjerë opozitar.
Sipas tij, nëse Abdixhiku vazhdon në këtë mënyrë, ai po shkon drejt fundit të karrierës së tij dhe realizimit të objektivit të LVV-së për shpërbërjen e LDK’së, që për Abazin nënkupton edhe shpërbërje e modelit aktual të Republikës.
“Për Lumir Abdixhikun, ekziston vetëm një dritare racionale: tërheqja nga marrëveshja aktuale me LVV-në dhe ndërtimi i një konsensusi të gjerë opozitar. Vazhdimi i kursit aktual çon në mënyrë deterministe në perëndimin e karrierës së tij politike dhe në realizimin e objektivit strategjik të LVV-së: shpërbërjen simbolike të LDK-së si parakusht për shpërbërjen e modelit aktual të Republikës”, ka shkruar Abazi.






