Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka njoftuar se që nga sot, degën e AAK-së në Mitrovicë do ta udhëheqë, Qazim Nimani. Haradinaj njoftoi se Nimani ka një të kaluar të pasur, si punëtor shumëvjeçar i arsimit dhe si i angazhuar në të gjitha etapat për avancimin e kauzës kombëtare.
Njoftimi i plotë:
Kisha kënaqësinë të pres në takim, z. Qazim Nimani nga Mitrovica, punëtor shumëvjeçar i arsimit, një jetë të tërë në angazhim për avancimin e kauzës kombëtare.
Kishim rastin të bisedojmë për aktualitetin politik në vend, por edhe për zhvillimet në degën e AAK-së në Mitrovicë, degë kjo me rëndësi të madhe për AAK-në. Z. Nimani, mori besimin e kolegëve që nga sot e tutje të jetë kryetar i degës së AAK-së në këtë qytet. Bazuar në të kaluarën e pasur të z. Nimani, jam i bindur që nën udhëheqjen e tij, Aleanca do të krijojë një bazë të qëndrueshme, e aftë që Mitrovicës t’ia ofrojë zhvillimin dhe suksesin që e meriton.
Z. Nimani i urova suksese ne angazhimin e ri