Në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës, në të cilën u diskutua për procesin e brendshëm zgjedhor dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.
Sipas AAK-së, mungesa e rezultateve në qeverisje, në mungesë të një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, fatkeqësisht po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Poashtu në njoftim thuhet se “procesi zgjedhor në nivel dege pritet të përfundojë më 10 maj, për t’u përmbyllur më 24 maj me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor, ku do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të Aleancës”.






