Ardian Gjini nuk do t’i shkojë në takim Albin Kurtit

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një takim në Kryeministri.

Burime të VOX Kosova bëjnë të ditur se Gjini nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti, i cili synon diskutimin për procesin e zgjedhjes së presidentit dhe konstituimin e institucioneve të reja.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, konfirmoi për VOX Kosova se Kurti u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Po, sot në mëngjes kryeministri Kurti ka dërguar letër për takim tre kryetarëve, të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, tha Manxhuka.

Kurti kishte paralajmëruar më herët se do t’i ftonte liderët e partive opozitare në takim menjëherë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ta përmbyllte procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Të ngjashme

Të fundit