A vendoset sot për presidentin? Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish pas pak

- Advertisement -

Një takim tjetër mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillohet pas pak.

Mësohet se dyshja është paraparë të takohen në orën 12:00, për bisedimet që të arrihet një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Ndërkohë, sa në Kuvend e sa jashtë tij, emrat që po diskutohen për kryetar shteti janë Nikë Gjeloshi, Haki Demolli, Faton Bislimi dhe Bekim Sejdiu.

Të ngjashme

Të fundit