A po synon Qeveria të ndikojë në Polici? Flet ish-zëvendësministri Hoxha

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në “Click” në RTV21 ka deklaruar se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të ushtruar të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e saj, përfshirë edhe ato në nivelet më të larta drejtuese.

Hoxha kritikoi qasjen e Qeverisë, duke thënë se veprimet e saj lënë hapësirë për perceptimin se synon të ndikojë edhe në institucionet e pavarura.

“Në Polici ka mjaft kapacitete për t’i ushtruar të gjitha detyrat e mundshme, duke filluar prej drejtorit e tutje. Por qasja e kësaj Qeverie, natyrisht, lë vend për të krijuar një perceptim se kërkon të ketë ndikim edhe në institucionet e pavarura”, deklaroi Hoxha.

Të ngjashme

Të fundit