A po ndryshon skena politike serbe në Kosovë? Peci flet për “dobësimin e Listës Serbe”

- Advertisement -

Analisti politik, Lulzim Peci, ka vlerësuar se zhvillimet e reja politike në mesin e komunitetit serb në Kosovë mund të ndikojnë në ridefinimin e skenës politike dhe në dobësimin e pozitës së Listës Serbe në raport me Beogradin.

Peci tha se Lista Serbe e ka përkrahur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa sipas tij, lista studentore nuk ka simpati për këtë subjekt politik.

“Lista Serbe e ka përkrahur Vuçiqin. Sa e di unë, kjo lista studentore nuk ka ndonjë simpati për Listën Serbe dhe krejt kjo bie deri te ridefinimi i skenës politike të serbëve në Kosovë”, deklaroi Peci në emisionin Click të RTV21.

Ai theksoi se, nëse nuk ka zgjedhje të reja, Lista Serbe do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës edhe gjatë katër vjetëve të ardhshme, ndërsa kryetarët e komunave me shumicë serbe do të vazhdojnë të jenë nga kjo listë.

Megjithatë, Peci vlerësoi se zhvillimet e reja politike mund të ndikojnë në pozitën e këtij subjekti në raport me Beogradin.

Ai tutje shtoi se këto zhvillime mund t’ia dobësojnë ndjeshëm pozitën Listës Serbe në raport me Beogradin.

Të ngjashme

Të fundit