Benita Zena së fundmi ka tërhequr vëmendjen me mënyrën e saj të të folurit.
Ajo po përdor një stil të veçantë në të folur dhe në përfundimin e fjalive, që është vërejtur edhe te këngëtarja Fjolla Morina.
Përveç mënyrës së të folurit, Benita dhe Fjolla kanë edhe disa ngjashmëri në stilin e paraqitjes. Fjolla Morina njihet për stilin e saj të veçantë dhe paraqitjet provokuese, ndërsa ngjashmëritë mes tyre kanë nxitur pyetjen nëse Benita është frymëzuar nga këngëtarja, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, të dyja kanë qenë pjesë e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”. Megjithatë, nuk ka ndonjë konfirmim nga Benita se mënyra e saj e të folurit apo stili i paraqitjes janë të ndikuara nga Fjolla Morina.







