4.1 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

A mund ta shfrytëzojë Vuçiq situatën në Serbi për të shkaktuar tensione në veri? Flet Spahiu

- Advertisement -

Profesori, Nexhmedin Spahiu ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk mund të nxis tensione në veri nga serbët duke shfrytëzuar situatën në Serbi.

Kjo sipas Spahiut pasi që në veri të Kosovës më nuk ka struktura paralele.

Tutje, ai tha se ai mund të krijojë tollovi vetëm përmes agjentëve të vet që sipas tij janë qindra në Kosovë.

“Në veri nuk mundet sepse nuk ka më mekanizma në veri. Dmth strukturat paralele që kanë qenë atje janë larguar nga Kosova dhe nuk është aq e lehtë më kriju sërish struktura të reja. Nuk ka më rrezik që përmes serbëve Vuçiq me tollovit situatën në Kosovë… Vuçiq ka mundësi me tollovit situatën në Kosovë vetëm përmes shqiptarëve… Me tollovit nga brenda përmes serbëve në veri më nuk mundet, por përmes agjentëve të vet, ku ne po shohim që Serbia ka agjenturat e veta në Kosovë. Madje tre janë të akuzuar, që AKI ka arritur me i identifikuar ata e që sigurisht mendoj që janë më qindra të tillë që veprojnë në Kosovë e që ka mundësi përmes tyre me shkaktu telashe”, ka thënë ai në Tëvë1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit