13.4 C
New York
Monday, December 30, 2024

Buy now

A kanë leje qarkullimi ambulancat me targa të Serbisë në Kosovë?

- Advertisement -

Në Kosovë shihen shpesh ambulanca me targa të Serbisë duke qarkulluar, Dukagjini provoi të marrë sqarime nga institucionet e Kosovës, në lidhje me mënyrën e qarkullimit të tyre, mirëpo Ministria e Punëve të Jashtme nuk kthej përgjigjëje, e Ministria e Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme kompetencat ia deleguan njëri-tjetrës, kurse njohësit e ligjit thonë se nuk ligj që lejon ose ndalon qarkullimin e tyre.

Jo rrallë herë shohim ambulanca nëpër rrugët e Kosovës, që mbajnë targa të Serbisë.

Të njejtat fare lehtë mund të i gjesh edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë që funksion si spital serb.

Përdorimi i tyre shumë herë ka ngjallë mëdyshje nëse është i ligjshëm.

Për këtë TV Dukagjini pyeti ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët kompetencat ia hodhën kolegëve të tyre në ministrinë e Shëndetësisë e të Punëve të Jashtme.

“Lidhur me lejet e veçanta, duhet të kontaktoni Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Shëndetësisë, përndryshe marrëveshja për njohjen reciproke të targave të vetura mes dy vendeve është duke u zbatuar”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Dukagjini dërgoi pyetje edhe tek këto dy ministri.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk e mori mundin të kthej ndonjë përgjigjëje, por ajo e shëndetësisë ia kthej më të njejtën monedhë MPB-së, duke ia deleguar asaj kompetencat.

“Qarkullimi i veturave rregullohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, prandaj lidhur me çështjen e ngritur nga ana e juaj, për përgjigje luteni që t’i drejtoheni organeve kompetente”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Për këtë paqartësi në mes vete, Dukagjini të dy institucioneve ia dërgoj përgjigjëjet e njëra-tjetrës, por më nuk kthyen përgjigjëje asnjëra.

Megjithatë, në bazë të ligjeve të Kosovës, si funksionojnë ato? Ka treguar avokati, Asdren Bytyqi.

“Nuk ka asnjë ligj të veçant i cili e percakton konfiskimin e automjeteve këtë rast edhe ambulacave të cilat veprojnë në përputhje me rregullat e përgjithshme të komunikacionit në Kosovë, pra ato janë të regjistruara në një vend të huaj kanë afat të regjistrimit dhe kryejnë funksione të caktuara”, tha ai.

Ligj që i ndalon nuk ka, por as që i lejon, andaj Bytyqi tregon se si veprohet në këto raste.

“Është nje rregull në të drejtën, që gjithçka çka nuk është e ndaluar është e lejuar, perderisa nuk ka ndonjë ligj të posaqshëm që parasheh, kufuzimin e tyre në komunikacion, të njejtat mund të lëvizin lirshëm”, vijoi ai.

Por përveç ambulacave me targa të Serbisë, që gjenden kryesisht në komunat që ka qytetarë me shumicë serbe, andej pari ka edhe ambulanca të cilat kanë targa të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit