“A ia ka vlejtur?”- Petrit Kllokoqi tregon vështirësitë e ngjitjes në Everest dhe përballjen me vdekjen e dy personave

- Advertisement -

Në emisionin “Kosova Today”, Kllokoqi tha se ai është kthyer të dielën në Kosovë, ndërsa shtoi se i duhen rreth tre muaj për t’u kthyer në normalitet.

Sa i përket rrezikshmërisë dhe ndjenjës së pendimit, Kllokoqi tha se këto mendime nuk i shkuan në mendje.

“Oksigjeni na mundonte, dhe filluam t’i bënim pyetje vetes, a ia ka vlejt?”, tha Kllokoqi.

Ndër të tjera, ai bëri të ditur se gjatë kësaj ekspedite, dy persona kanë humbur jetën.

“Zakonisht, kështu ka shumë. Në 2014 kanë humbur jetën 20 persona, vjet po ashtu kanë humbur jetën disa persona. Është akull, shkëmbinj. Duke ecur veç të këputen”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit