Gjest që prek zemrat: “FORCA” dërgon Kupën e Kampionit te varri i Erjon Morinës

- Advertisement -

Në një nga momentet më prekëse pas shpalljes kampione dhe rikthimit të FC Vushtrrisë në elitën e futbollit kosovar, një grup i disa anëtarëve të tifozerisë “Forca” së bashku me kapitetin, Daut Maxhuni, kanë bërë homazhe te varri i futbollistit të ndjerë të FC Vushtrrisë, Erjon Morina.

Ata kanë marrë me vete Kupën e Kampionit të Ligës së Parë dhe e kanë vendosur pranë varrit të tij, si shenjë mirënjohjeje, respekti dhe kujtimi për kontributin që Morina kishte dhënë si futbollist i klubit bardh e kaltër.

Ky gjest simbolik është parë si një akt me vlera të larta njerëzore dhe sportive, duke dëshmuar se në Vushtrri futbolli nuk është vetëm rezultat apo trofe, por edhe kujtesë për ata që kanë qenë pjesë e historisë së klubit.

Erjon Morina vazhdon të mbetet i pranishëm në zemrat e tifozëve vushtrrias, ndërsa kujtimi për të përmendet dhe nderohet pothuajse në çdo ndeshje nga tribunat bardh e kaltër.

Të ngjashme

Të fundit