Ekipet angleze pas Ibrahimoviqit kosovar

- Advertisement -

Arijon Ibrahimoviq pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League të Anglisë pasi disa skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Aston Villa, Crystal Palace dhe Fulhami po synojnë transferimin e Ibrahimoviqit në verë, kanë raportuar mediumet angleze.

Ibrahimoviq në sezonin 2025/26 ishte i huazuar te Heidenheimi që nuk ka siguruar mbijetesën në Bundesligën e Gjermanisë.

Sulmuesi kosovar ishte i huazuar nga Bayern Muncheni, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027 kurse me Heidenheimin ka regjistruar 32 ndeshje kampionale duke shënuar 2 gola dhe bërë 4 asistime.

Gjithashtu, situatën e Ibrahimoviqit po e monitorojnë edhe Brentfordi e Brightoni kurse kartoni i tij vlerësohet mbi 5 milionë euro.

Gjatë karrierës, ai ka luajtur edhe në Itali, ku ishte pjesë e Lazios dhe Frosinones.

Të ngjashme

Të fundit