Egzon Pacolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë debatuar sonte në Pressing, konkretisht për njerëzit e VV-së me “probleme me ligjin”.
Në një moment, Egzon Pacolli e pyeti Azemin, “a të përfaqëson Faruk Mujku ty, që ja kanë nxanë 60 mijë euro nër jastëk, për Rozeta Hajdarina ke folë? për Besnik Mujecin që e kanë nxanë me drogë…”..
Ndërkohë, Azemi i tha; “ për krejt kam folë e kam statusa, një prej neve ka dalë ashtu, të LDK-së janë 10 që kanë dalë ashtu…”.






