“Propagandë si ndaj Isa Mustafës”, Egzon Pacolli: Në një garë mes tyre, Përparim Rama e mund Kurtin si në kryeqytet, qaty iu dhem

- Advertisement -

Egzon Pacolli, asamblist i LDK-së në komunën e Prishtinës, tha se Përparim Rama në rast se garon në zgjedhje nacionale kundër Albin Kurtit, “e mund Kurtin, si në kryeqytet”.

Lidhur me sulmet që po i bëhen Ramës, Pacolli tha; “frikën e madhe që ia kanë Përparim Ramës si opozitarin kryesor në vend, qaty iu dhemb…E din që në një garë të ardhshme potencialisht Përparim Rama kundër Albin Kurtit, Përparimi e mund si në kryeqytet”.

“Të njëjtën propagandë e kanë kriju kundër Isa Mustafës….”.

“Asnjë drejtor i Përparim Ramës nuk ka aktakuzë për korrupsion, për dallim të Qeverisë Kurti”, tha ai në Pressing në T7.

Video:

Të ngjashme

Të fundit