0.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

96-shi i PDK-së për deputet, Lulzim Nika: Marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së është jetike

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 96, profesor Lulzim Nika, ka thënë se marrëdhënia e Kosovës  me ShBA-së është jetike për të ardhmen e shtetit tonë.

Ai ka thënë se nga miqtë amerikanë në administratën Trump, mund të presim mbështetje të vazhdueshme për Kosovën, si një aleat dhe partner strategjik i përhershëm.

“Marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së është jetike, me mbështetje të vazhdueshme në çlirimin, njohjen dhe zhvillimin e saj. Ky partneritet i fortë mbetet shtyllë për të ardhmen e Kosovës. Nga miqtë amerikanë në administratën Trump, mund të presim mbështetje të vazhdueshme për Kosovën, si një aleat dhe partner strategjik i përhershëm. ShBA ka ndihmuar në zhvillimin ekonomik, politik dhe në forcimin e sigurisë së Kosovës. Zoti e bekoftë miqësinë mes Kosovës dhe Amerikës!”, ka shkruar Nika në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit