19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

90 orë nën rrënoja, momenti kur shpëtohet vajza 10 vjeçare në Turqi

- Advertisement -

Një vajzë 10-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat pas 90 orësh që nga tërmeti i fuqishëm që ra në Turqi, sipas një deklarate nga Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias të enjten.

Gjëja e parë që ajo kërkoi pas shpëtimit të 10 vjeçares ishte qumështi, thuhet më tej në deklaratë.

Hilal Sağlam mbeti e bllokuar nën rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay, një ndër më të prekurat nga tërmeti i fuqishëm.

Ekipi i shpëtimit dëgjoi një zhurmë nga nën rrënoja dhe ishte në gjendje të shpëtonte Sağlam “si rezultat i një pune të përpiktë 7-orëshe në rrënojat”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet thanë se vajza e plagosur është dërgua në spital ku edhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit