Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji u miratua me 88 vota për, ndërsa deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.
Ndryshimet e propozuara, të iniciuara nga PDK-ja, parashohin ndër të tjera kufizimin e dënimeve me burgim në 15 vjet, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe që dënimet të mund të vuajnë në Kosovë.






