Aktorja Margot Robbie ka bashkëpunar prej vitesh me markën luksoze Chanel dhe për ceremoninë e Golden Globes ajo ja besoi pamjen e saj sërish kësaj marke.
Fustani i saj ishte padyshim zgjidhja më e përshtatshme për një event të përmasave të tilla.
I punuar i gjithë me dorë nga punonjësit e Chanel fustani i aktrores për mediat e huaja ishte një kryevepër më vete. Ato shkruajnë se për realizimin e këtij fustani punonjësit e Chanel kanë punuar 750 orë. Ky fustan ka 30,000 elementë qëndisjeje, duke përfshirë teminat, rruazat dhe puplat.
Diskutimet për veshjen e aktores sipas stilistes Kate Young kishin filluar që në shtator të vitit të kaluar.
“Ishte emocionuese të punoja me Chanel për ta bërë këtë pamje”, thotë stilistja e aktores për revistën Vogue .
Pamja e aktores u kompletua me një palë vathë ari të bardhë 18 karat, një karficë dhe një unazë, të gjitha nga marka Chanel.