19.2 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

750 orë për të qepur fustanin e Margot Robbie

- Advertisement -

Aktorja Margot Robbie ka bashkëpunar prej vitesh me markën luksoze Chanel dhe për ceremoninë e Golden Globes ajo ja besoi pamjen e saj sërish kësaj marke.

Fustani i saj ishte padyshim zgjidhja më e përshtatshme për një event të përmasave të tilla.

I  punuar i gjithë  me dorë nga punonjësit e Chanel fustani i aktrores për mediat e huaja ishte një kryevepër më vete. Ato shkruajnë se për realizimin e këtij fustani punonjësit e Chanel kanë punuar 750 orë. Ky fustan ka 30,000 elementë qëndisjeje, duke përfshirë teminat, rruazat dhe puplat.

Diskutimet për veshjen e aktores sipas stilistes Kate Young kishin filluar që në shtator të vitit të kaluar.

“Ishte emocionuese të punoja me Chanel për ta bërë këtë pamje”, thotë stilistja e aktores për   revistën Vogue .

Pamja e aktores u kompletua me një palë vathë ari të bardhë 18 karat, një karficë dhe një unazë, të gjitha nga marka Chanel.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit