9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Nisin hetimet, Barça dhe ish-presidentët e klubit akuzohen për korrupsion

- Advertisement -

Katër ish-drejtues të Narcelonës si dhe klubi si person juridik janë akuzuar këtë të premte nga drejtësia spanjolle për korrupsion. Ata po ndiqen penalisht për pagesat ndaj Jose Maria Enriquez Negreira, një ish-arbitër i akuzuar gjithashtu.

Drejtësia tashmë ka merrë çështjen Negreira, teksa në bankën e të akuzuarëve janë ish-presidentët e Barcelonës Josep Bartomeu dhe Sandro Rosell si dhe ish-drejtorët Oscar Grau dhe Albert Soler janë akuzuar për korrupsion me një ish-kreun të arbitrazhit, Jose Maria Enriquez Negreira, i akuzuar gjithashtu, në kuadër të pagesave që ai dyshohet se marrë nga klubi katalanas. Barça po ndiqet penalisht edhe si person juridik, siç njoftoi shtypi spanjoll këtë javë.

Prokuroria thekson veprimet që tentojnë të favorizojnë Barcelonën në vendimmarrjen e gjyqtarëve

Barcelona i kishte paguar 1.4 milionë euro në dy vjet Negreira, dhe si kujtesë më shumë se 6 milionë euro për shërbime konsulence që nga viti 2011. Sipas El Mundo, prokuroria e Barcelonës po heton kështu të gjitha palët për “korrupsion”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit