12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

U raportua se asamblistët e LVV-së u sulmuan fizikisht, flet kryetari i Vitisë

- Advertisement -

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti është prononcuar në lidhje me pretendimin se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë sulmuar fizikisht të martën gjatë seancës së Kuvendit Komunal.

Përmes një shënimi në rrjetin social, Facebook, nga qendra e “LVV Viti” shkruan se ky sulm fizik është bërë nga njerëzit e kryetarit Sokol Haliti, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, Haliti  tha se nuk është i informuar për këtë.

Haliti thekson se gjatë seancës së Kuvendit nuk ka pasur rrahje. Por shton se nuk e di se çfarë ka ndodhur jasht.

““Kam qenë pjesë e Kuvendit pjesën e parë. U zhvillua Kuvendi si gjithnjë debate ka pasur, ama rrahje s’ka pas se aty është inçizu gjithçka. Jasht çka u bë nuk e di” – tha Haliti për Insajderin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit